Van Gal rikthehet të flasë për Junajtid: Ju tregoj ndryshimin midis Murinjos e Solskjaer!

Luis Van Gal është një ndër trajnerët më të njohur në botën e futbollit. Holandezi ka një karrierë shumë të pasur, teksa ka drejtuar shumë ekipe të mëdha. Klubi i tij i fundit që ka drejtuar është Mançester Junajtid dhe së fundmi ai është rikthyer të flasë për “djajtë e kuq”.

Tekniku holandez ka analizuar dy trajnerët që kanë punuar pas tij, Murinjon dhe Solskjaerin. Sipas Van Gal, të dy këta trajnerë kanë lojë të njëjtë dhe që të dy luajnë duke parkuar autobusin, por me ndryshimin e vetëm që norvegjezi po fiton, ndërsa Murinjo nuk kishte rezultate pozitive.

“Trajneri pas meje, Murinjo, e ndryshoi mënyrën e lojës dhe luante duke parkuar autobusin dhe përqendrohej te kundërsulmi. Tani është një tjetër trajner, i cili luan duke parkuar autobusin dhe pret kundërsulmin. Ndryshimi i vetëm mes të dyve, është që Solskjaer po fiton, ndërsa Murinjo jo.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online