Valverde: E ardhmja? Ndihem i fortë, ja si na eliminoi Liverpuli

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur para sfidës me Getafen në kampionat, në konferencën e tij për shtyp. Eliminimi përballë Liverpulit, e ardhmja e tij si trajner dhe largimet nga Barcelona, trajneri spanjoll i preku të gjitha:

LIVERPULI – “Nuk e kam riparë ndeshjen, por e kam gjithçka të qartë në mendje, duke analizuar fillimin e asaj sfide. Ishim pranë golit, por më pas erdhi goli i Liverpulit, që në pjesën e dytë na befasoi me dy gola të shpejtë, ashtu si na befasoi te goli i katërt. Kur pëson 4 gola, analizat kalojnë në plan të dytë”.

E ARDHMJA – “Ndihem mirë, jam i fortë. Dua të shoh përpara, nuk do fshihem si struci. Jemi të prekur dhe të dëshpëruar, nuk e mohoj. Mund të humbasësh një ndeshje, problemi është si e humbet. Nuk luajtëm mirë në pjesën e dytë, ishte e dhimbshme. Tani këmbët janë më të rënda se kurrë, por duhet të luajmë futboll dhe ta mbyllim mirë sezonin, sepse nuk kemi mbaruar punë. Kam folur me presidentin dhe më ka mbështetur gjithnjë. Kur merr një goditje të tillë çdo gjë tronditet, të vjen të thyesh gjithçka, por pastaj duhet të rikthesh gjithçka në vendin e vet”.

LARGIMET – “Nuk nxitohemi, sezoni nuk ka mbaruar. Na mbetet një ndeshje që vlen një trofe, do të kërkojmë tripletën. Nuk u rrënuam, në muajin maj kemi mbërritur duke qenë në garë për gjithçka. Shpresojmë që Kutinjo të vazhdojë të na ndihmojë. Rakitiç? Bisedova me të, më shpjegoi që shkoi në Sevilje për të takuar gruan dhe vajzat. Po kalonte në rrugë dhe dikush bëri një fotografi me të. Nuk dyshoj te profesionalizmi i tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online