Juventus zgjedh trajnerin, kërkesat e Poçetinos shtangin Anjelin

Mauricio Poçetino është një nga trajnerët më të kërkuar në merkato. Argjentinasi dhe Spurs kanë zhvilluar një sezon fantastik deri tani, ndërsa me datë 1 qershor do të vihen përballë Liverpulit në finalen e Champions Ligës, aty ku Totenhemi nuk kishte mbërritur kurrë.

Kur e mendon se në verë dhe janar drejtuesit e klubit nuk ndërhynë në merkato, atëherë mund të themi që Poçetino ka realizuar një kryevepër. Nën gjurmët e tij është vënë Juventusi, që do të ndahet pas 5 vitesh me Maks Alegrin.

Sipas raportimeve të mediave italiane, negociatat kanë nisur, por trajneri ka kërkesa të larta. Poçetino kërkon një rrogë prej 20 milionë eurosh në sezon, ndërsa presidenti Anjeli po mendohet.

Gjithçka do të zbardhet në vijim, ndërsa vetë trajneri latin lajmëroi pas kualifikimit drithërues kundër Ajaksit se do të largohet me shumë mundësi nga ekipi londinez në fund të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online