Transferimi i Valon Berishës te Lacio nuk rezultoi një histori suksesi. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës u ble për 7 milionë euro nga ekipi italian, por eksperienca e parë në futbollin italian nuk ishte ajo që lojtari priste.
Dëmtimet e shumta dhe konkurrenca e madhe te Lacio bën që 26-vjeçari të aktivizohet më pak se 200 minuta në Serie A. Prej kohësh përflitej nga mediet italiane për largimin e Berishës dhe mesa duket këto lajme ka qenë të vërteta.
Sipas “Corriere Dello Sport”, Berisha dhe rumuni Stefan Radu janë dy lojtarët që nuk janë grumbulluar me skuadrën për fillimin e fazës përgatitore. E ardhmja e Radut duket se do të jetë te Parma, ndërsa fati i lojtarit shqiptar ende nuk dihet.