Kuadrado prish planet e Juves, Kanselo mbetet në Torino

Ndërsa ishte gati i larguar nga klubi, e ardhmja e Zhoao Kanselos mund të marrë një rrjedhë tjetër për shkak të Huan Kuadrados. Sipas “Tuttosport”, kolumbiani është shumë pranë transferimit në Kinën e largët. Drejtuesit e Shangai Shenua kanë vënë në tavolinë 15 milionë euro për Juventusin dhe një ofertë të parezistueshme për lojtarin.
E gjithë kjo pritet të sjellë largimin pas katër vitesh të Kuadrados, kohë kur erdhi nga anglezët e Çelsit. Largimi i mesfushorit pritet të pasohet nga qëndrimi i Kanselos. Në rast të shitjes së portugezit, Sarri kishte propozuar kthimin në rolin e mbrojtësit të majtë për Kuadradon. Me ikjen e tij anullohet plani dhe Kanselo pritet të jetë në Torino edhe sezonin e ardhshëm.

Për të interesohen Mançester Siti dhe Barcelona. Kohët e fundit negociatat me klubin anglez nuk po evolojnë. Kjo për shkak të kërkesave të larta që kanë drejtuesit e “Zonjës”. Paratiçi kërkon 60 milionë euro për 24-vjeçarin. Edhe Barcelonës si duket do i duhet të mbajë me pahir Semedon, pasi alternativa e luzitanit tjetër bie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online