Lajmi më i bujshëm që doli sot sa i takon merkatos është padiskutim transferimi i Armando Vajushit te Teuta. Pas ndeshjes së “Djemve të Detit” kundër Tiranës, edhe vetë trajneri Shkëmbi foli për transferimin e Vajushit në Durrës.
“Patjetër që kam dijeni për Vajushin. Nuk e di çfarë kanë ndodhur këto dy orë, por shpresoj që klubi dhe Vajushi të bien dakord dhe ai të jetë një lojtar i Teutës, pasi do të jetë një vlerë e shtuar për ne”,- tha Shkëmbi.
Fjalët e numrit një të pankinës konfirmojnë deri diku afrimin e ish-mesfushorit të kombëtares te skuadra durrsake dhe me shumë gjasa, Vajushi do të firmosë me “Djemtë e Detit” brenda këtyre ditëve.