Uzuni tani i paprekshëm në Kroaci, Lokomotiva “poker” ndaj Rudes

Myrto Uzuni e ka fituar vendin e titullarit në Kroaci dhe tashmë mund të konsiderohet i paprekshëm. Beratasi dhe skuadra e tij kanë arritur një tjetër sukses ditën e sotme, duke mundur me shifrat 0-4 në transfertë ekipin e Rudes. Uzuni e nisi që nga minuta e parë ndeshjen, por edhe pse u shënuan 4 gola nuk mundi që ta gjente vetë rrugën e rrjetës, megjithatë dha një kontribut jo të vogël. 23-vjeçari u zëvendësua në minutën e 84-të.

Ish-lojtari i Laçit, po kalon një moment mjaft të mirë dhe trajneri duket se ka besim tek aftësitë e anësorit. Nga lojtarët kuqezi, Uzuni është i vetmi që po kalon një moment të mirë. Panuçi ka arsye për t’u gëzuar, duke marrë në konsideratë që dhe odise Roshi është i dëmtuar.

Kamer Qaka ka luajtur vetëm 45 minuta në humbjen e Poli Iashit me skuadrën e Hermanshtadtin. Skuadra e mesfushorit ndodhet në vendin e  10-të në kampionatin rumun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *