“Uragani” Murinjo: Merkato e dështuar, të isha tifoz nuk paguaja për të na parë!

0

Humbja e thellë 4-1 ndaj Liverpulit ka bërë që trajneri i “Djajve të Kuq” Zhoze Murinjo, të japë disa deklarata me tone të ashpra drejtuar lojtarëve dhe sidomos drejtuesve të klubit, të cilët ai i akuzon për paaftësi në përmbushje e kërkesave të tij. Në fakt, Zhoze është si një vullkan që ishte gati të shpërthente, sepse kishte kohë që e kishta shfaqur hapur pakënaqësinë për faktin që nisej për në turne miqësor në Amerikë vetëm me të rinjtë, pa harruar merkaton e dobët.

“Tifozët tanë nuk e meritojnë një lojë të tillë. Më duhen dhe dy lojtarë për të qenë gati për sezonin e ri, por mesa duket do të kryejmë vetëm një blerje. Që në maj i kam dërguar bordit drejtues një listë me pesë emra, por asgjë nuk është arritur deri më tani. Po pres ende të shoh a do të vijë të paktën një prej atyre që kam kërkuar”.

“Patëm shumë mungesa. Kjo nuk është as 30% e lojtarëve do të jenë pjesë e ekipit gjatë sezonit të ardhshëm. Mungojnë Pogba, felaini, Rashford, Lingard, Matiç e Valencia. Ata janë skuadra jonë. Marsial ishte një mungesë e madhe. Ai mori leje për lindjen e fëmijës së tij, gjithçka kaloi mirë dhe ai duhet të ishte sot me ne. U dëmtua Smolling, falënderoj Beilin që sakrifikoi, sepse nuk ishte mirë, por nuk dëshironte ta linte ekipin në baltë. Po mundohemi t’i luajmë këto ndeshje sa më mirë të mundemi, duke evituar humbjet e thella, por këtë radhë nuk ia dolëm”.

Në Michigan Stadium ishin 101.254 spektatorë, që panë Junajtid të mundej keqas, por Murinjo e ka me arbitrat: “Arbitrat ishin këtu gabimisht, i kanë marrë nga bejsbolli, kanë ngatëruar ndeshje. Atmosfera në stasium? E mirë, por po të isha tifoz nuk do vija, nuk do i shpenzoja paratë e mia për të parë këto dy skuadra”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.