Ultimatum Kardifit, ja çfarë i bën FIFA nëse s’paguan për Sala

Emiliano Sala i ka pikëlluar të gjithë tifozët e futbollit. Sulmuesi argjentinas vdiq në një aksident ajror dhe tashmë ka një luftë mes dy klubeve për paratë e transferimit. Nanta e shiti Sala te Kardifi për shumën e 17 milionë eurove, shifër rekord për klubin e Premier League.

Francezët kanë marrë fillimisht një këst prej 6 milionë eurosh dhe tani ka një “betejë” për pjesën tjetër të pagesës. Momentalisht Kardifi refuzon të paguajë, por mund t;i presë një dënim i rëndë nëse e bëjnë diccka të tillë.

“The Times” raporton se FIFA është fati t’i bllokojë merkaton klubit uellsian. Afati për të shlyer pagesën prej 11 milionë është 10 ditë. Nëse shkelet afati, atëherë pritet që Kardifi të dënohet nga qeveria e futbollit botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *