Përforcohet Besëlidhja, firmos një shkodran për mesfushën

Edhe pse zyrtarisht merkatoja e janarit është mbyllur, negociatat e “fshehta” mes drejtuesve të skuadrës së Besëlidhjes dhe mesfushorit shkodran Denis Balaj janë mbyllur me sukses. Balaj ka firmosur kontratën e re me lezhjanët dhe nga dita e djeshme është bashkuar me skuadrën.

Trajneri Vladimir Gjoni e konsideron një përforcim serioz për skuadrën që ai drejton. “Denisi për ne është përforcim i mirë, do ta ndihmojë mesfushën e skuadrës sonë për të qenë sa më afër synimeve tona në këtë sezon”, deklaroi trajneri Vladimir Gjoni, ndërkohë që mesfushori shkodran ka deklaruar dje se ndjehet i respektuar për këtë lëvizje.

Pasi luajti me Vllazninë U19, Balaj u aktivizua një sezon te Vllaznia B dhe në verën e kaluar u bë pjesë e skuadrës së parë shkodrane, por pa gjetur hapësira për t’u aktivizuar.

Të dielën Besëlidhja pret Vorën në kuadrin e ndeshjeve të javës së 16-të të Kategorisë së Parë, ndërkohë që synimi i skuadrës lezhjane mbetet ngjitja në renditjen e pesë skuadrave të para në Grupin A.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online