Nisi gjithçka me “poker”, Kukësi-Tirana në gjuhën e shifrave

Kur Kukësi u ngjit për herë në parë në Superiore në vitin 2012, shumëkush mendoi se verilindorët ishin skuadra e parë që do të rikthehej andej nga erdhi. Jo vetëm që nuk ndodhi kështu, por ekipi i drejtuar nga Armando Cungu e mbylli sezonin  në vendin e dytë. Gjithashtu në Kupë shkuan deri në gjysmëfinale, ku i eliminoi Laçi.

Vera më pas ishte historike: për herë të parë një klub shqiptar kalonte tre ture në Europë. Flora Talin, Sarajevo dhe Metalug Donjeck ishin skuadrat që u dorëzuan para Kukësit. Verilindorët më pas u ndalën nga Trabzonspori që kishte në përbërje edhe një lojtar si Florent Maluda.

Ai sezon, 2012-2013, regjistroi edhe fitoren më të thellë të Kukësit me Tiranën. Ishte takimi i parë mes këtyre dy klube në epokën “Gjici”. Plot katër gola të shënuar në portën e Ilion Likë, teksa realizuan nga dy herë Lazar Popoviç dhe Igli Allmuça.

Ndeshja e futbollit, Tirana-Kukesi, 3-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Qemal Stafa ne Tirane.

Nga atëherë kanë kaluar 6 vite dhe një pjesë e lojtarëve që kanë qenë në fushë e kanë mbyllur me futbollin. Erando Karabeci është një nga të mbijetuarit, së bashku me Musollin dhe Muçën. Mesfushori i Kukësit është i dëmtuar, qendërmbrojtësi i bardhebluve ende nuk ka ritmine duhur dhe mund ta nisë nga stoli.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË

E mërkurë, më 24 tetor 2012, ora 14:00
Stadiumi “Zeqir Ymeri”, Kukës

Kukësi-Tirana 4-0
Shënues:
Popoviç 27’, 61’, Almmuça 86’, 89’

Kukësi: Halilaj, Peqini (Brahja 92’), Hallaçi, Malota, Malakarne, Alikaj (Biskup 68’), Allmuça, Progni, Musolli, E. Malindi, Popovi? (Hoxha 75’). (Në dispozicion: Koci, Malo, Jev?evi?, Lila). Trajner: Armando Cunfu

Tirana: Lika, Ferraj (Karabeci 60’), Pisha, Ahmataj, Pashaj, Dushku, Muça, Muçollari, Taku (F. Hoxha 30’), Çota (Peposho 46’), M. Morina. (Në dispozicion: Sejdo, Sina, Pigoni, Kalari). Trajner: A. Lekbello

Gjyqtarë: L. Alla; D. Koreshi; D. Salaj; D. Jubica
Kartonë të verdhë: Malota 37’, Biskup 71’, Besar Musolli 71’ / Pashaj 31’, Karabeci 90’, Dushku 91’

 

STATISTIKAT E PËRBALLJEVE KUKËSI-TIRANA – Gjatë këtyre viteve këto dy skuadra janë përballur 26 herë dhe verilindorët i kanë statistikat në favor. Numri i fitoreve për Kukësin është 12, ndërsa Tirana ka fituar vetëm 8 herë. Gjashtë prej takimeve kanë përfunduar në barazim. Nëse shikon edhe numrin e golave të shënuar, skuadra e Cungut është në epërsi. Kukësi ka arritur t’i realizojë 39 gola bardhebluve, që nga ana tjetër kanë shënuar në portën e verilindorëve 30 herë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online