“UEFA vs Skënderbeu”, një gjyq larg… revolucionit

10 vite jashtë kupave të Europës dhe 1 milionë euro gjobë. Ky është dënimi që Skënderbeu ka marrë nga UEFA. Korçarët po e vuajnë atë, ndërkohë që çështja ende nuk është mbyllur dhe bardhekuqtë janë përballur me qeverinë e futbollit europian në CAS.

Seanca dëgjimorë është zhvilluar dhe vendimi final pritej të merrej muajin e shkuar. Kjo nuk ndodhi dhe klubi i Skënderbeut doli me një njoftim, duke bërë me dije se më 12 korrik do të merret vendimi nga CAS. Sot është dita.

Në klubin korçar prej kohësh shprehen optimistë se do ta fitojnë këtë çështje. Edhe më parë i njëjti optimizëm ka qenë, por vendimet e marra kanë qenë në disfavor të Skënderbeut. Dënimi i marrë është ekzemplar, pasi si provë e vetme për UEFA-n janë luhatjet e koeficienteve, të pikasura nga BFDS (Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve).

Nëse CAS do të lërë në fuqi dënimin e UEFA-s, atëherë nis një erë e re e dënimeve të klubeve pa pasur nevojë për prova të mbledhura nga Prokuroritë. Shpenzimet e bëra për BFDS do bëheshin të vlefshme, ndryshe do të ishte një goditje e rëndë. CAS e ka në dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online