“Bomba” e Partizanit, merr mesfushorin e kombëtares hungareze nga Novara

0

Pak nga pak, Partizani i ri po merr formë dhe po kompletohet me emra mjaft interesantë. Nëse deri tani qarkullonin emra pak të njohur, nga Lega Pro, tashmë të kuqtë bëjnë gati një goditje të madhe, ose më saktë e kanë kryer, nëse u besojmë mediave në Itali.

Tuttosport shkruan se Partizani ka marrë nga Novara mesfushorin Kristian Adorjan.

Tashmë 24 vjeç, Adorjan është pjesë e kombëtares hungareze, ndërsa është rritur te MTK e Budapestit, por në vitin 2009 e bleu Liverpuli.

Disa vite me të rinjtë e “The Reds”, një sezon te Groningeni në Holandë në huazim (19 ndeshje e 3 gola) para kalimit në Itali, te Novara, në vitin 2014.

Aty Adorjan është bërë i rëndësishëm në sezonin e fundit, duke luajtur 25 ndeshje e duke shënuar 2 gola.

Mesfushor ofensiv, Adorjan i sjell Partizanit fantazi dhe organizim, natyrisht në pritje të zyrtarizimit nga vetë klubi i kuq, që deri tani nuk ka zyrtarizuar asnjë lëvizje, përveç trajnerit Mark Juliano.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.