Polemika të shumta kanë shkaktuar disa foto të Mauro Ikardit dhe Uanda Narës. Çifti kreu disa poza “hot”, ndërsa tifozët kaq kanë dashur.
Ngjyra bardhezi e fotografive lidhet me transferimin e sulmuesit te Juventusi dhe ultrasit zikaltër janë të bindur për diçka të tillë. Agjentja e argjentinasit sqaron të vërtetën, ndërsa ka një koment edhe për barazimin pa gola kundër Udinezes.
“Fotot me Mauron janë vetëm për punë, asgjë tjetër. Vendosëm t’i bënim bardhezi, por mesazhi nuk ka asnjë referencë. Unë punoj me rrjetet sociale, jetoj me këto poza dhe nuk është aspak problem për Mauron. Nuk ishte momenti i duhur? Nuk e zgjedhim ne shkrepjen e pozave, por janë edhe dy foto që nuk janë publikuar akoma. Një set fotografik nuk hedh poshtë 130 gola dhe Ikardi nuk ka harruar të luajë futboll. Në ndeshjen kundër Udinezes mungon një penallti. Mauro e ka këmbën e nxirë, nuk e kuptoj se si nuk e përdorën VAR-in“, përfundon Uanda Nara.