Uanda Nara fut xixa: “Dikush brenda Interit flet keq për Ikardin”

Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, e dha një sinjal pas ndeshjes së fituar në Parma (“tani drejtuesit të zgjidhin çështjen e rinovimit të Ikardit”).

Tani edhe Uanda Nara i hedh benzinë zjarrit, sepse bashkëshortja-agjente e kapitenit të Interit ka komentuar fjalët e Spaletit dhe ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj Interit.

“Spaleti nuk e kishte me mua, unë nuk kam folur për rinovim. Kur klubi më takoi, ishte për t’u njohur më mirë. Do doja që Mauro të ishte më i mbrojtur nga skuadra, sepse ka raste që dalin gjëra të këqija nga brenda.

“Prioriteti është Interi, nuk kam bere asnjë telefonatë për të kërkuar rinovimin. Nuk kemi ngut, Ikardi ka edhe dy vite në kontratë”, deklaroi Uanda për Tiki Taka në Italia 1.

Për sa i përket mungesës së golit për Ikardin, bukuroshja argjentinase komentoi: “Diskutime boshe, Mauro shënon gjithmonë. Në Parma shënoi Lautaro, por edhe Ikardi bëri një lëvizje të shkëlqyer në atë moment. Ndoshta Spaleti duhej ta fuste Lautaron më herët, sepse ai dhe Ikardi janë miq, nuk ka rivalitet mes tyre dhe trajneri duhet të përfitojë”.

Ndërkaq, Uanda nxjerr blof Interin, sepse për gjobën prej 100.000 eurosh për Ikardin, pas kthimit me vonesë nga Argjentina, tha: “Nuk ekziston”. Gënjen Interi, apo Uanda?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online