Mauro Ikardi nuk u grumbullua nga trajneri Spaleti në ndeshjen kundër Lacios. Interi u mposht në shtëpi nga ekipi i Inzagit, ndërsa Uanda Nara flet për situatën e sulmuesit.
Gruaja-agjente tregon dëshirën e madhe të argjentinasit. Ai ka vetëm një gjë në mendjen e tij: rikthimin në fushë me Interin dhe rikthimin te shënimi i golave. Gjithçka varët nga trajneri, i cili pritet t’i japë një shans ish-kapitenit për ndeshjen e ardhshme.
DËSHIRA – “Mauro është gati për të luajtur, tani gjithçka varet nga trajneri. Ai pret që të zbresë në fushë dhe po punon vetëm për këtë gjë. Mauro është mësuar me polemikat dhe nuk mendon për kritikat. Ai dëshiron të luajë dhe shënojë për Interin, kështu që është i përqendruar ekskluzivisht në atë që dëshiron të bëjë.”
RAPORTI ME SHOKËT – “Varet si e sheh situatën, ndoshta nga brenda shihet ndryshe. E përsëris, Mauro dëshiron të rikthehet dhe të shënojë gola për Interin. Me Lacion qëndroi në tribunë me një kamera mbi kokë. Ai dhe djemtë e tij mbështetën ekipin. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në shtëpi, kur nuk kemi shkuar në stadium. Ai është i lidhur dhe kujdeset për shokët, nuk ka nevojë ta përsëris diçka të tillë.”