“Sakrilegj të thuash se Mesi është Zoti?”, Papa Françesku jep përgjigjen

0

Papa Françesku është nga ata që e pëlqejnë futbollin. Argjentinasi së fundmi ka dhënë një intervistë, që është kthyer “virale”. Ai është pyetur nëse është pyetur nëse është mëkat të thuash që Mesi është Zoti dhe bashkëbisedimi ka vijuar dhe vlerësimet për sulmuesin e Barcelonës.

Intervistuesi: A është sakrilegj të thuash se Mesi është Zoti?
Papa Françesku: Në teori është një sakrilegj. Ti s’mund ta thuash këtë dhe unë nuk e besoj. Po ti?

Intervistuesi: Unë e besoj.
Papa Françesku: Unë jo (qesh). Njerëzit mund të thonë se ai është Zoti, ashtu siç mund të pranojnë që e duan atë, por vetëm Zoti mund të adhurohet. Ato janë thjesht shprehje që përdorin njerëzit. “Ai është Zoti me një top nëpër këmbë”, kjo është një diçka që përdoret shpesh si mënyrë shprehje për Mesin.

Intervistuesi: Por ai luan shumë mirë apo jo?
Papa Françesku: Sigurisht, është shumë i mirë, por nuk është Zoti.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.