Ezekiel Palasio ka folur për zërat që e lidhin me një kalim të tij të mundshëm në futbollin europian. Nga Argjentina, mesfushori i talentuar i River Plejt ka hedhur dritë për të ardhmen e tij. Reali i Madridt duhet që të uli “vrullin” për Palasion, pasi tani edhe ekipi i Interit është në garë për të.
Për “FoxSports”, 20-vjeçari është shprehur: “Përpiqem që të mos mendoj shumë për këtë, edhe pse Reali i Madridit është një klub fantastik. Interi është gjithashtu një ekip i mirë, por për momentin jam i përqendruar 100% me Riverin. Ndihem mirë këtu, ndjej që të gjithë më japin besim dhe jam shumë krenar për atë që kam arritur deri tani”,- tha fillimisht mesfushori.
Më tej, Palasio shtoi: “Me të vërtetë më pëlqen momenti që ne të gjithë po kalojmë. Përpiqem që të jem sa më i qetë dhe që të shijoj kohën time këtu. Çdo ofertë është tunduese, por jam i qetë dhe po shijoj çdo stërvitje dhe ndeshje me ekipin tim momental”,- përfundoi ylli argjentinas.
Kujtojmë që Palasio arriti që të fitojë Kupën “Libertadores” me ekipin e River Plejt kundër Boka Zhuniros, ndeshje e cila u luajt në mitikun “Bernabeu”. Riveri arriti që ta fitojë atë sfidë me përmbysje 3-1 kundër rivalit të tyre të përjetshëm.