Nejmar i frikësoi të gjithë të martën, kur nuk arriti të mbyllte seancën e parë stërvitore të Brazilit në kuadër të pregatitjeve për “Copa America”. Braziliani pësoi një dëmtim në gju gjatë një minindeshje dhe iu desh të largohej drejt infermierisë.
Ky problem vjen pak ditë para fillimit të Kupës së Amerikës, ku Brazili është favoriti i këtij kompeticioni. Sot të gjithë fansat janë qetësuar. Nejmar është parë duke punuar lirshëm në palestër. 27-vjeçari ka folur për mediat braziliane dhe është shprehur se është i gatshëm për ndeshjen e parë të fazës së grupeve ndaj Hondurasit.
Federata Braziliane e Futbollit nuk jep shumë informacione rreth asaj që do të ndodhë këto ditë me Nejmar. Akoma nuk ka të dhëna nëse ylli i Parisit do të bashkohet menjëherë në stërvitje, apo do i duhen edhe disa ditë kohë për të qenë në gjëndje optimale.