Turtulli nuk rinovon, edhe Jurgen Goxha në dyshim

Tirana ka pësuar disa ndryshime këtë verë. Junus Sentamu, Toni Mauexhe, Namdi Oduamadi dhe Vinsent Atinga janë zyrtarisht të larguar, ndërkohë që sërish do të ketë lëvizje në dalje. Marvin Turtulli mund të konsiderohet i larguar, pasi nuk ka një marrëveshje për të rinovuar.

Më parë edhe me Bedri Grecën nuk u rinovua kontrata. Turtulli ka qenë titullar i rregullt në dy sezonet e fundit me bardheblutë. Vjet ai luajti 23 ndeshje në kampionat dhe shënoi një gol. Tashmë duhet të mendojë për të ardhmen, larg kryeqytetit. Ofertat nuk i mungojnë.

Edhe pse mbrojtësit e qendrës janë të paktë te Tirana, gjasat janë që bashkëpunimi të mbyllet edhe me mbrojtësin Jurgen Goxha. Ky i fundit, para pak kohësh u gjobit për shkak të një gafe të bërë në rrjetet sociale. Ish-lojtari i Erzenit, iu bashkua bardhebluve në janar dhe luajti në 12 ndeshje (6 titullar). Sezoni i ri pritet ta gjejë në skuadër tjetër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online