Turbina e sezonit të ri, Bardhi: Fundi i muajit, vendimtar

Përfundimi i kampionatit të Kategorisë së Parë i ka dhënë pushime absolute lojtarëve të Turbinës, që gjatë fazës së tretë arriti të siguronte mbijetesën. Trajneri Sinan Bardhi, për SportEkspres.com deklaron se kjo është një periudhë qetësie sa i përket lëvizjeve në skuadër. Sipas tij, stafi teknik do ulet këtë muaj me presidentin Gentian Gjoka për të përcaktuar piketat e sezonit të ri.

“Kemi mbyllur në sezon shumë të vështirë, por të bukur. Këto ditë pushimi i menduam të domosdoshme për gjithë skuadrën. Ne si staf teknik, së bashku me drejtuesit e klubit dhe me presidentin Gjoka, jemi çdo ditë në kontakt. Ende nuk kemi lëvizje zyrtare në skuadër”, theksoi trajneri Bardhi për situatën te skuadra e Turbinës.

Njëherësh tekniku Bardhi deklaron se disa ndërhyrje janë të nevojshme: “Sezoni i ri kërkon edhe disa përforcime te skuadra jonë. Ne si staf teknik e kemi gati projektin për sezonin e ri. Gjatë këtyre ditëve jemi takuar me disa futbollistë, të cilët mund t’i sjellim te Turbina. Në fundin e muajit qershor do ulemi me presidentin Gjoka, i cili është i gatshëm për përforcime cilësore për sezonin e ri”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *