Skuadra e Mariupol në Ukrainë ka marrë një sukses shumë të rëndësishëm, pasi ka mposhtur me përmbysje ekipin e Olimpik Donjetsk. Mbrojtësi shqiptar, Besir Demiri luajti 90 minuta për skuadrën e Mariupol, duke bërë një ndeshje shumë të mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Titullarë për skuadrat e tyre kanë luajtur edhe dy mbrojtësit kuqezi, Mërgim Mavraj dhe Ansi Agolli. Kapiteni i kombëtares bëri një ndeshje të mirë në mbrojtjen e Ingolshtadit, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij që të shmangë humbjen. St. Pauli e mposhti Ingolshtadin 1-0, me ekipin e Mavraj që vazhdon të jetë në zonën e ftohtë të renditjes.
Agolli për Karabakun bëri disi më mirë, pasi skuadra e tij arriti të marrë një pikë në transfertë Sabah Baku, ndeshje e vlefshme për kampionatin azerbajxhanas. Mëngjarashi kuqezi luajti 90 minuta në të majtë të mbrojtjes, duke ndihmuar shpeshherë skuadrën e tij në fazën sulmuese.