VIDEO | Luftëtari tregon muskujt, dorëzohet Teuta

“Fillimisht na duhen pikët, pastaj do mendojmë edhe për lojën”. Julian Ahmataj ka qenë i qartë dhe sot Luftëtari i tij mori tre pikët e radhës falë një fitoreje 1-0 ndaj Teutës. Durrsakët, që mposhtën një javë më parë Kukësin me përmbysje, janë shfryrë menjëherë.

Ndeshja është vendosur nga një gol i Donald Rapos, atij që i ka golat e rëndë dhe i jep pikë të rëndësishme Luftëtarit. U deshën 32 minuta lojë për t’u zhbllokuar ndeshja dhe mesfushori shfrytëzoi rrëmujën në zonën kundërshtare dhe arriti të shënonte.

Në fundin e pjesës së parë Dunga e Demo nuk shfrytëzojnë një moment të mirë për të shënuar, ashtu si Kamara më pas. Kështu fraksioni i parë i lojës u mbyll me epërsinë minimale të Luftëtarit. Shkëmbi priti 10 minuta dhe aktivizoi Latif Amadu.

Sulmuesi nuk arrin t’u bëjë derman bluzinjve. Portieri i Luftëtarit, Shkëlzen Ruçi, u kthye në “hero”. Në minutën e 73-të ai ndali Gerhard Prognin. Ditmar Bicaj fitoi një penallti, që u ekzekutua nga tropojani. Portieri i bluzinjve arriti ta ndalte sulmuesin anësor dhe ruajti epërsinë e Luftëtarit.

Vila dhe Beqja u hodhën në fushë, por Teuta nuk ka qartësi në sulmet e saj. Kështu, gjirokastritët e vendosur mjaft mirë arritën të ruanin avantazhin dhe t’i gëzoheshin tre pikëve. Kështu, Luftëtari shkon në kuotën e 25 pikëve dhe pret të mësojë se si do të dalë Kastrioti nesër. Hap fals i Teutës, që nuk arrin të vendosë dot në presion Partizanin kryesues.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 23
E shtunë, më 23 shkurt, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

LUFTËTARI-TEUTA 1-0
Shënues: Rapo 32′

Luftëtari: Ruçi, Demo (Kukaj 94′), Rapa, Koconis, Neziri, Ramadani, Aleksi, Rapo (Açka 91′), Fili (Ymeraj 84′), Xhekson, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj
Teuta: Hidi, Frashëri, Bicaj, Arapi, Hakaj, Sidibe, Traore (Vila 76′), Kallaku, Kamara (Latif 55′), Progni, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi
Gjyqtarë:  Ardian Beqiri, Nertil Bregasi, Gernat Qirici, Kreshnik Cjapi
Delegat: Besnik Cela; Vëzhgues: Kastriot Xhaferraj
Kartonë të verdhë: Ramadani 68′, Aleksi 71′ / Sidibe 35′

EPISODET

PRITJA E RUÇIT

73′ – Penallti në favor të skuadrës së Teutës, Progni ka ezkekutuar dhe portieri Ruçi ka pritur. Dunga pati një kontakt me Bicajn dhe për Beqirin kishim të bënim me 11-metërsh

65′ – Ruçi tregohet më i shpejtë se Bushiç dhe me kokë largon topin. Më pas ishte brazilani Xhekson, ai i cili devijoi një top dhe largoi rrezikun.

55′ – Shkëmbi hedh në fushë sulmuesin Latif Amadu. Seku Kamara është ai që sakrifikohet nga trajneri korçar.

43′ – Kamara kishte një mundësi të mirë, por topi i gjuajtur prej tij devijohet në momentin e fundit.

41′ – Demo rikuperon një top pranë zonës dhe shërben për Dungën. Ky i fundit vonohet në goditje dhe ia kthen mbrojtësit të djathtë, por portieir Hidi bën veprimin e duhur dhe largon rrezikun. Mundësi e mirë shënimi.

32′ GOL – Donald Rapo ka dërguar topin në rrjetë. Festë në Gjirokastër. Heziton mbrojtja e Teutës dhe Rapo e shtyn topin në portën e durrsakëve.

22′ – Gerhard Progni pretendon për penallti, pasi përfundon i shtrirë pas një dueli me një nga mbrojtësit e Luftëtarit

17′ – Aurel Demo, në hyrje të zonës, gjuan fluturimthi drejt portës së mbrojtur nga portieri Isli Hidi. Gjuajtja është ballore dhe e parrezikshme për portierin e durrsakëve.

11′  – Kamara i vetëm me portierin Ruçin ishte i pasaktë. Mundësia më e mirë për të shënuar, por sulmuesi anësor godit mbi traun e portës.

10′ – Realdo Fili tenton me një goditje nga jashtë zone, topi shkon jashtë kuadratit. Tentativa e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online