U luajtën dy ndeshjet e para të javës së 10-të në elitën e futbollit në Kosovë. Drenica dhe Trepça ’89 morën fitore të thella në transfertë. Këta të fundit mposhtën me rezultatin 0-4 Lirinë e Prizrenit, në një ndeshje që nuk pati asnjë gol në 45 minutat e para.
Mirçevski ishte ai që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 47, ndërkohë që në minutat e fundit fundit skuadra e Gugash Maganit gjeti edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës. Muja, Hyseni dhe Manaj ishin autorët e golave.
Në Prishtinë Flamurtari u mund keq nga Drenica. Dajaku dhe Uka shënuan dy herë në pjesën e parë, duke bërë që praktikisht ndeshja të mbyllej. Mustafa shënoi me fillimin e pjesës së dytë dhe me rezultatin 0-3 Drenica iu gëzua fitores dhe tre pikëve.
IPKO SUPERLIGA – JAVA 10
Flamurtari-Drenica 0-3
Shënues: Dajaku 21’, Uka 26’, Mustafa 46’
Liria-Trepça ‘89 0-1
Shënues: Mirçevski 47’, Muja 85’, Hyseni 89’, Manaj 94’