“Rikthimi” i Italisë, Mançini: Po marrim frytet e para, por na pret një punë e madhe

Fitorja kundër Polonisë në minutat shtesë ka rikthyer entuziazmin te kombëtarja e Italisë dhe tifozët e kaltër. Përveç rezultatit, djemtë e Roberto Mançinit zhvilluan një ndeshje të bukur, duke bindur me futbollin e ofruar. Kritikat janë venitur dhe të gjithë po fillojnë e shpresojnë te kjo kombëtare e re.

Trajneri i Italisë i gëzohet efekteve pozitive, por qëndron me këmbë në tokë. Mançini ishte i pranishëm në selinë e zyrës së postës italiane, ku u bë ndarja e çmimeve të “Azzurri partner cup”. Trajneri i kombëtares u prit me duartrokitje nga të pranishmit, ndërsa foli dhe për momentin e kombëtares së tij.

Nuk ekziston asnjë problem në qendrën e sulmit, por duhet të punojmë shumë së bashku për të përmirësuar cilësinë e lojës dhe intensitetin. Po fillojmë të marrim frytet e para, por na pret një punë e gjatë përpara. Nuk u dorëzova më parë, kështu që nuk ngazëllehem tani“, thekson trajneri i Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online