Festimi i tepruar me Njukasëllin, Murinjo rrezikon dënimin

Zhoze Murinjo përjetoi një nga momentet më të vështira te Mançester Junajtid gjatë fitores së fundit përballë Njukasëllit me rezultatin 3-2. “Djajtë e Kuq” bënë një përmbysje të çmendur në pjesën e dytë, duke përmbysur dizavantazhin e dy golave.

Nëse në pjesën e parë, portugezi ishte në prag të greminës, djemtë e tij bënë një përmbysje fantastike, duke i siguruar trajnerit vazhdimësinë në stolin e Junajtid.

Në fund të ndeshjes Murinjo shpërtheu në një miks midis festës dhe zemërimit. Ai tha disa fjalë nëpër dhëmbë, me siguri ndonjë përgjigje klasike e tij për kritikët, ndërsa Shoqata e Futbollit anglez ka hapur një hetim kundrejt tij.

Federata ka shpërndarë sot lajmin, duke iu referuar zyrtarisht trajnerit me akuzën e përdorimit të një gjuhe “ofenduese dhe/ose fyese dhe/ose të pahijshme”.

Ai rrezikon dënimin. ndërsa ndeshja e radhës në kampionat është kundër Çelsit dhe trajneri portugez do ketë kohë deri të premten të apelojë vendimin që do të merret kundrejt tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online