Trashi e Sidibe “përforcimet”, tani sytë edhe nga Vajushi

0

Partizani e Teuta përballen mes tyre javën e ardhshme, ndërkohë që në të dyja ekipet ka nga një rikthim të rëndësishëm. Kështu, për trajnerin Skënder Gega i gatshëm do të jetë mbrojtësi i majtë Lorenc Trashi. I pezulluar për ndeshjen derbi me Tiranën, anësori i të kuqve pritet të jetë titullar.

Trashi është një nga lojtarët kryesorë të Partizanit dhe kjo është e ditur. Mbetet për t’u parë se si do të formatohet mbrojtja, duke parë që Lum Rexhepi ende nuk është në formën e tij më të mirë që pas dëmtimit të pësuar me  Kastriotin. Mungesë e sigurt për Partizanin është ajo e Ardit Hilës. Mesfushori ende nuk është gati, edhe pse gjatë kësaj jave nisi përgatitjet i diferencuar.

Në kampin durrsak i gëzohen rikthimit të Lansinet Sidibe. Mesfushori nga Guinea kishte plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë dhe mungoi në sfidën kundër Skënderbeut. Rikthimi i tij gëzon trajnerin Bledi Shkëmbi, i cili pret edhe rikuperimin e plotë të Armando Vajushit.

Shkodrani ende nuk ka debutuar me durrsakët. Gjatë kësaj periudhe ai ka bërë përgatitje i veçuar dhe momenti i tij për të luajtur po afron. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë gati që këtë javë kundër Partizanit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.