Murinjo: Rakitiç më i nënvlerësuari në botë, ka vetëm një “defekt”

Goli i Ivan Rakitiç do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Barcelonës. Kroati i dhuroi fitoren ekipit të tij në duelin e përjetshëm kundër Realit, duke i kaluar katalanasit në avantazh në ndeshjet direkte.

Zhoze Murinjo nuk i ka kursyer elozhet për mesfushorin kroat në prononcimin e dhënë për “beIN Sports”. Rakitiç është një futbollist i madh, por shumë i nënvlerësuar sipas portugezit, i cili ka një këshillë për 30-vjeçarin e Barcelonës.

Ivan Rakitiç është një nga lojtarët më të nënvlerësuar në botë. Ai është fantastik në gjithçka. Ivan bën një punë të madhe mbrojtëse në krahun e djathtë për të kompensuar Mesin, luan thjeshtë dhe është shumë efikas. Shpeshherë flasim për futbollistë të mëdhenj, por emrin e tij nuk e përmendim kurrë… Rakitiç ka vetëm një ‘defekt’. Duhet të përmirësohet në rrjetet sociale, pasi janë shumë të rëndësishme në këto kohë. Ai nuk është shumë i aftë në përdorimin e tyre, por është shumë i aftë në fushën e blertë”, thekson Zhoze Murinjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online