Trashi bën tjetër mungesë, garanci për Hoxhën e Telushin

Lorenc Trashi duket se është kthyer në një çështje te Partizania. Gramshioti nuk është paraqitur as ditën e sotme në stërvitje, duke krijuar një paqartësi të madhe, pasi ende nuk ka një reagim nga ana e klubit për situatën. Ashtu sikurse u lajmërua nga “SportEkspres.com” pas ndeshjes me Luftëtarin, mëngjarashi u largua me shpejtësi nga stadiumi, duke mos preferuar as që të futet në dush. Nuk dihet me saktësi arsyeja se pse ka ardhur ky rritim i 26-vjeçarit, por siç duket arsyeja është madhore, përderisa mungon sërish në stërvitje.

Pjesa tjetër e skuadrës ka qenë prezente në seancën e ditës së sotme, por dëmtimet nuk i lenë të qetë kryesuesit. Alban Hoxha nuk ishte në ndeshjen e fundit, për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë grumbullimit me Kombëtaren. Kapiteni është në luftë me kohën dhe pritet që të jetë gati për sfidën e kësja jave. Hoxha vijon terapinë intensive dhe mjekët kanë dhënë garancinë që do të jetë në fushë këtë ndeshje.

Po ashtu edhe Bruno Telushi është përgatitur i diferencuar ditën e sotme. Mësohet se mesfushori vlonjate ka pasur mbingarkesë, ndaj stafi teknik ka menduar që t’i japë një program të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës, por dhe për të është dhënë konfirmimi se do të jetë i gatshëm për trajnerin Gega.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online