Interi lë pas humbjen me Barçën, rinovon me gjashtë lojtarë

Inter pësoi humbjen e parë pas shtatë fitoreve radhazi në të gjithë kompeticionet. Zikaltrit u mundën 2-0 nga Barcelona në “Camp Nou”, në një sfidë të vlefshme për grupin B të “UEFA Champions League”.

Gjithsesi kjo disfatë duket se është kaluar nga Inter, pasi ditën e sotme ekipi nga Milano ka zyrtarizuar rinovimin me plot gjashtë lojtarë. Marselo Brozoviç, Matia Vesino, Zhoao Miranda, Kandreva, Dalbert dhe Roberto Galiardini, janë lojtarët që kanë rinovuar kontratën me Interin.

Mesfushorët Brozoviç dhe Vesino do të jenë të lidhur me klubin zikaltër deri në vitin 2022, ndërsa Dalbert dhe Galiardini deri në vitin 2023. Antonio Kandreva do të jetë deri në vitin 2021 me Interin, ndërkohë Zhoao Miranda zgjati kontratën deri në vitin 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online