Transferimi nga Lila te Çelsi, Hazard zbulon lojtarin që e bëri të zgjidhte anglezët

Eden Hazard është një ndër lojtarët më të mirë në Premier Ligë dhe në Evropë. Belgu, i cili aktivizohet te Çelsi, u transferua te blutë e Londrës verën e vitit 2012, nga Lila, klubi në të cilin kishte shpërthyer.

Ditën e sotme klubi i Çelsit në llogarinë e saj në “Twitter” ka zbuluar deklaratën e dhënë nga Eden Hazard, i cili ka zbuluar personin, që e ka bindur të kalojë në “Stamford Bridge”. Lojtari që ndikoi në kalimin e mesfushorit belg në Angli, duket se ka qenë pikërisht Xho Kol. Ish-futbollisti i Çelsit, në sezonin 2011-2012 luante përkrah Hazard, te skuadra e Lilë dhe mësohet se ka qenë ai, i cili e ka bindur 27-vjeçarin të kalonte te blutë.

“Fola me të para se të firmosja për Çelsin. Çdo ditë, seriozisht, ai më thoshte që Çelsi ishte klubi më i mirë për mua. Më tregonte që Çelsi është një klub i madh, ku mund të fitosh trofe çdo sezon. Për këtë arsye firmosa, kështu që, faleminderit Xho Kol!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online