Fati i Panuçit në dorë të Skocisë, presidenti i FSHF komenton situatën

Shqipëria ka një ndeshje mjaft të rëndësishme me Skocinë këtë fundjavë, e cila do të vendosë jo pak. Situata nuk është e mirë, pasi rrezikojmë dhe që të zbresim nga Liga, ndërsa në anën tjetër duket një mision i çmendur të tentojmë vendin e parë.

Panuçi është shfaqur mjaft i nervozuar në daljet për mediat, ndërsa edhe në skuadër nuk duket se klima është më e mira e mundshme. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka komentuar sot për mediat dhe situatën ku ndodhet skuadra, por njëkohësisht ka folur dhe për trajnerin. Presidenti është i qartë dhe thekson se një fitore do të shpëtonte edicionin, por në anën tjetër veçon se bilancet për italianin do të bëhen pas ndeshjeve të këtij muaji. Nënkuptohet se nëse do të dështojmë ndaj Skocisë, e ardhmja e Panuçit në krye të stolit kuqezi mund të vihet në pikëpyetje.

“Stadiumi i ri do të jetë gati në mars me shumë mundësi. Na duhet marrim fitore me Skocinë. Nuk do të ishte një edicion i dështuar nëse do ia dilnim. Nuk duhet të harrojmë që kemi shumë mungesa dhe është një problem jo i vogël. Bilanci për Panuçin do të bëhet pas dy ndeshjeve që kemi, nuk mund të flasim që tani. Të presim dhe shortin e kualifikueseve të Europianit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online