Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, ishte i pranishëm në stadiumin “Elbasan Arena” një ditë më parë dhe pas ndeshjes Shqipëri-Moldavi foli fillimisht për triumfin e kuqezinjve. “Unë e prisja fitoren, ndaj edhe erdha në stadium”, tha fillimisht zyrtari i klubit të kuq.
Më tej Rama shtoi: “Moldavia ishte skuadër mëse modeste dhe normalisht duhet ta mundnim. Një fitore të jep gjithmonë moral dhe mund t’i shërbejë trajnerit të ri të punojë, pasi ka shumë kohë. Deri më 7 shtator kur është ndeshja me Francën, shpresoj t’i njohë më mirë lojtarët dhe të ketë mundësinë të bëjë më mirë”.
Gjithsesi tifozët e partizanit më së shumti janë të interesuar për atë që do të pasojë Skënder gegën në pankinë. Rama nuk zbulon emra, por theksin se shumë shpejt do të marrin fund dilemat për emrin e trajnerit të ri. “Edhe ne së shpejti e zgjedhim trajnerin, është çështje ditësh”, u shpreh Rama.
–UROJ QE ASKUSH MOS TA PROVOJE TE BEHET TRANJERI I PARTIZANIT PASI EDHE NE RAST SE FITON TITULLIN JO VETEM DO TA —PERBUZIN— POR EDHE –DO TE– PERZEJNE –APO– DEBOJNE –SI— QEN– TE –RRAHUR—SA HAP E MBYLL SYTE -PA MBUSHUR VITIN…—IDJOTET— E KANE NE GJAK— IDJOTESINE —PASI GJITHNJE DUAN TE DUKEN SE ATA JANE SHPETIMTARET E APO FITUESIT E VERTETE(FAKTIKISHT –TE RREME-)….–.IDJOTIZMI -I IDJOTEVE FATKEQSISHT KOMANDUES -SOT—KA PUSHTUAR KETE TE ASHTUQUAJTUR’ DEMOKRACI’-EDHE NE FUTBOLL-..PTUUUUU –SA– PESHTIRESI-NEVERITSE-….