Pas fitores dramatike të një nate më parë ndaj Empolit, tashmë Interi e ka siguruar pjesëmarrjen për në UEFA Champions League. Çështja e radhës që mbetet për t’u zgjidhur është ajo e trajnerit të ri, me Luçiano Spaletin që përflitet prej kohësh se do të shkarkohet.
Enigma e trajnerit të ri duket se do të marrë fund këtë javë për zikaltrit. Siç bëhet me dije nga mediat më të mëdha në Itali, Antonio Konte do të firmosë gjatë javës dhe në finalen e Championsit do të jetë i pranishëm në Madrid, krah presidentin Zheng si dhe Bepe Marotës.
Antonio Conte will sign his contract as new Inter manager on next week and will be at Wanda Metropolitano for the UCL final with Marotta and Ausilio. ??? #Inter
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 26, 2019
Kështu, përgatitjet për sezonin e ri duket se kanë nisur me ambicie dhe vrullshëm për Interin. Së bashku me Antonio Konten, janë përfolur edhe shumë emra për merkaton, sidomos në sulm. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë gjatë merkatos…