Finalja më e pasur e historisë, në Wembley luhet për 215 milionë dollarë

0

Pasditja e sotme do të jetë mjaft emocionuese në Angli, pasi do të luhet finalja e fazës “play-off”, ku do të dalë ekipi i tretë që do të ngjitet në Premier League.

Aston Vila dhe Derbi do të diskutojnë finalen e madhe, ku do të dalë ekipi që do të shoqërojë Noruiçin dhe Shefilld Junajtid në elitën e futbollit anglez. Përveçse ngjitjes për në Permier League, kjo ndeshje ka vëmendjen e të gjithëve, pasi është finalja më e pasur në histori.

Plot 215 milionë dollarë diskutohen në këtë takim (170 milionë sterlina), me të vërtetë një shifër e çmendur, kur mendon se bëhet fjalë për një finalë të “Championship” (kategoria e dytë e futbolli anglez).

Kjo sfidë do të gjejë përballë dhe dy miq të vjetër, si dhe legjenda të Çelsit. Nga një krah është trajneri i Derbi Kauntit, Frenk Lampard, ndërsa në krahun tjetër është zëvendës/trajneri i Aston Vilës, pikërisht Xhon Terri.

Finalja do të luhet në orën 16:00, në mitikun Wembley, ku gjithçka është për t’u shijuar…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.