Toti “shfryn” ndaj VAR-it: E turpshme, penalltia e Zaniolos ishte e qartë

Françesko Toti ishte i vetmi pjesëtar i klubit të Romës, që foli para mediave në përfundim ndeshjes kundër Interit. Legjenda e ekipit vershekuq u duk qartazi i nevrikosur me penalltinë e padhënë në minutën e 36-të për një faull të D’Ambrozios ndaj Zaniolos. 30 sekonda mbas atij rasti, Interi shënoi golin e parë. Toti e ka gjetur fajtorin… Ai është Mikael Fabri, gjyqtari i dhomës së VAR-it.

“Të gjithë e pamë çfarë ndodhi, nuk është nevoja të flasim më shumë për atë rast. Dua të marr vesh se përse arbitrat e dhomës së VAR-it, nuk e panë atë rast. Është e turpshme”.

“Ju gazetarët duhet t’i bëni një zile atyre që të marrim vesh se si nuk e panë. Kjo është arsyeja përse u implementua VAR-i. Gjyqtari Roki, ndoshta nuk e ka parë, por kjo nuk ka rëndësi, pasi VAR-i duhet ta kishte parë. Mesa duket, Fabri (gjyqtari në dhomën e VAR-it)  ka qenë duke parë një ndeshje tjetër”.

“Nuk dua të justifikohem, por një rast i tillë e ndryshon krejtësisht lojën. Mund të kishim shënuar, ndërsa pak sekonda më vonë Interi na ndëshkoi. Një ndeshje mund të vendosë fatin e një sezoni”, tha Toti, dukshëm i përfshirë nga emocionet.

 

https://youtu.be/m8Z9rbzIjts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *