Toti hedh hije dyshimi: Përgjigja mbi të ardhmen do të vijë shpejt

Pas tërheqjes nga futbolli karriera e Françesko Totit është e destinuar të vazhdojë me një rol drejtues, ku me sa thuhet do të jetë te Roma e tij. Klubi i ka ofruar rolin e drejtorit teknik dhe marrëveshja mund të thuhet se është e lëhtë për t’u arritur. Gjithsesi, është vetë ish-mesfushori, që hedh dyshime për të ardhmen e tij.
Italiani nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka bërë të ditur se nuk e ka marrë një vendim mbi punën e tij të ardhshme dhe do e bëjë këtë në ditët e ardhshme. Kjo deklaratë e tij hedh hije dyshimi mbi një krisje mes tij dhe drejtuesve të klubit. Toti thuhet të mos ketë besuar në projektin e ri të klubit, çka e bën të dyshojë nëse do të vazhdojë karrierën e tij aty ku erdhi fëmijë dhe u largua burrë.

Në deklaratë, Toti shprehet se përtej fjalëve të shumta që janë thënë, ai do të marrë një vendim shumë shpejt. “Këto ditë shumë fjalë po thuhen dhe po shkruhen, duke hedhur hipoteza mbi mendimet dhe zgjedhjet e mia. Së shpejti do të vijë vendimi im në vendin e duhur”, shkruan Toti në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online