Milani pritet që të nisë një epokë të re sezonin e ardhshëm, teksa përveç emërimit të Paolo Maldinit si drejtor teknik dhe rikthimit në klub të Boban, pritet që të zyrtarizohet edhe trajneri i ri, i cili do të jetë Marko Xhampaolo.
Pikërisht për këtë të fundit, Maldini po përgatit një dhuratë. Bëhet fjalë për Lukas Torreirën, emër i cili është përmendur shumë në ambjentin kuqezi së fundmi. Uruguajani duket se nuk është dhe fort i lumtur në Londër, teksa këtë gjë e konfirmojnë edhe mediat.
Arsyeja kryesore duket se është e dashura e mesfushorit, e cila nuk ndihet mirë me jetesën në Angli dhe se i mungon Italia. Ky mund të jetë një avantazh i madh për “Djallin”, që shpejt pritet të bëjë edhe ofertën e parë zyrtare.