E kryer, Kukësi gjen pasuesin e Rexhinaldos

0

Kukësi po kërkon të përforcojë sulmin, pasi Rexhinaldo ua prishi planet me refuzimin e rinovimit. Drejtuesit e verilindorëve janë hedhur në sulm për të mbyllur marrëveshjen me sulmuesin kenian, Ismael Dunga.

Shtatlarti që spikati me Luftëtarin, duke shënuar 7 gola në kampionat, kishte shumë oferta gjatë kësaj vere. Teuta ngulmoi ta afronte sulmuesin, ashtu sikurse Gjilani në Kosovë. Gjithsesi Dunga ka vendosur të mbetur në Superiore.

Sportekspres.com mëson se palët janë drejt arritjes së marrëveshjes dhe sulmuesi do të luajë sezonin e ardhshëm me Kukësin. Kështu, trajneri Ernest Gjoka do të ketë një alternativë cilësore për sulmin, veç Vasil Shkurtajt.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.