Torino bën presion: Milani nuk ka shans për Belotin

0

Urbano Kairo është një president kokëfortë, sepse e di mirë që ka në dorë një thesar, që quhet Beloti dhe nuk shitet aq lehtë.

Bosi i Torinos i ka lëshuar një mesazh të qartë Milanit, që ka kohë që tenton të marrë yllin e Serisë A.

“Beloti vlen 100 milionë euro, por vetëm për klubet e huaja. Në Itali vlen më shumë.

“Nuk dua ta shes dhe nuk ka nevojë ta takoj, paktet tona janë të qarta.

“E do Milani? Nuk ka bërë asnjë ofertë, edhe po e bëri do mendohem mirë. Beloti është fenomen, ndoshta një vit tjetër te Torino i bën mirë para Kupës së Botës.

” Po më kërkoi vetë të largohet? Atëherë do të bisedojmë, natyrisht, edhe pse ka kontrata që duhen respektuar”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.