Ritëm perfekt, Kamza shtron tapetin

Në Kamzë e kishin premtuar dhe po e mbajnë fjalën: punimet për rikonstruksionin e stadiumit dhe fushës po ecin me ritme të shkëlqyera.

Tashmë edhe fusha e stadiumit të Kamzës ka nisur të shtrohet, me vendosjen e tapetit të ri që do të përfundojë sot.

Sipas planit, fusha ka nevojë për rreth 40 ditë kohë, që të jetë gati për të zhvilluar ndeshje futbolli, ndaj gjithçka është bërë në kohën e duhur, sepse deri në fillimin e kampionatit mungojnë thuajse dy muaj.

Kryebashkiaku Xhelal Mziu, i pranishëm sot në stadium së bashku me presidentin Naim Qarri, ka inspektuar punimet dhe ka mbetur i kënaqur nga gjithçka ka parë, pasi stadiumi dhe fusha kanë qenë premtime të rëndësishme të tij.

Ndërkaq, Mziu ka biseduar me Qarrin edhe për përforcimet në skuadër, sepse në Kamzë synojnë të ndërtojnë një ekip të denjë për Superligën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online