Topi i Artë “përçan”madrilenët, Isko e Kasemiro zbulojnë “votën”  

Reali mund 3-0 Romën në ndeshjen e parë të grupeve në Champions League, ndërkohë që mesfushori brazilian Kasemiro është shprehur se kanë bërë një ndeshje perfekte dhe kjo ka ndodhur ndaj një ekip që taktikisht luan shumë mirë.

“Mund të them se ka qenë një ndeshje e përsosur nga ne, pasi kemi luajtur shumë mirë futboll. Patëm kontrollin e lojës. Kundërshtari vitin e shkuar gati sa nuk shkoi në finale, ndaj duhet ta vlerësojmë lojën. Bëmë një ndeshje perfekte. Të krijosh 30 raste është meritë e gjithë ekipit, sidomos ndaj një ekipi si Roma, që është shumë e mirë taktikisht”.

Braziliani flet edhe për raportin me lojtarët e tjerë në mesfushë, si dhe për Marianon. “Kam luajtur me Luka Modriç dhe Toni Kros për një kohë të gjatë dhe me kualitetin që ata kanë është shumë e lehtë të luash futboll. Unë i njoh ata. Mariano? Ishte e qartë se ishte i etur për të bërë debutimin e tij dhe për të treguar se pse ka  ardhur këtu. Ai është pjesë e jona dhe ka shënuar një gol të madh”, shtoi mesfushori.

I pyetur se kush e meriton “Topin e Artë”, Kasemiro tha: “Mendoj se viti i fundit i Luka Modriç ka qenë fondamental. Do ja jepja Kristianos për atë që ka bërë vitin e shkuar”.

ISKO – Mesfushori spanjoll hapi takimin, teksa shënoi nga një goditje dënimi. “Jam i kënaqur me lojën dhe me rezultatin. Mund të kishim shënuar edhe më shumë. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Bëmë një lojë të mirë. Mund të jemi edhe më mirë. Jemi në rrugën e duhur. Goditjet e dënimit?Jam mirë në goditjet e dënimit dhe Ramos m’i ka lënë mua. Jam i lumtur për golin dhe për tre pikët.

Ndryshe nga Kasemiro, Isko mendon se “Topin e Artë” e meriton Modriç: “Ne të gjithë e njohim atë. Është një lojtar i madh dhe në çdo ndeshje na jep shumë ne. Shpresojmë që të gjithë të jemi në nivelin e tij. Mendoj se e meriton Topin e Artë, pasi ka qenë një lojtar unik për ne dhe Kroacinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online