Tomori: Skuadra ka punuar shumë, ja pikat e forta të Solomon

Genc Tomori, drejtori i akademisë së Partizanit, ka folur për ndeshjen kundër Karabakut që do të startojë pak ccaste më vonë. Tomori foli për RTSH Sport, ku preku disa tema:

“Është një rezultat 0-0 që u mor në Shqipëri me një pjesë të parë të mirë dhe me një pjesë të dytë shumë të mirë. Është një ndeshje që duhet të kesh kujdes 90 minuta, të mbrohesh mirë dhe të shënosh me kundersulme. Çdo barazim me gola kualifikon Partizanin, gjë pozitive. Skuadra ka punuar shumë mirë dhe janë gati për këtë ndeshje.

Është punuar më shumë nga skuadra taktike, sidomos mbrojtjen në 40 metrat e fundit, pasi Karabaku ka lojtarë shumë të mirë në lojën një kundra një. Kemi punuar dhe me goditjet standarte, korne, faulle. Nuk duam të pësojmë në një mënyrë të tillë. Kemi punuar dhe me kundësulmet, me Çinarin, Asanin. Solomon është mirë fizikisht, e mbron topin shumë mirë. Do t’i shpërbejë shokëve dhe të tre së bashku, si Çinari, Asani e Solomon, do të jenë të rrezikshëm.

Trashi? Zgjedhje e trajnerit. Trajneri është i plotfuqishëm, jo vetëm te Partizani, por në çdo skuadër. Trashi ka merita të pamohueshme për sukseset e Partizanit, sidomos sezonin e shkuar. Nëse do ishte për mua, Trashi do të luante sa më shumë minuta, pasi mund t’i shërbejë ekipit”, tha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online