Tomori përmbys Albpetrolin, paqe mes Luftëtarit dhe Bylisit

Tomori ka fituar me përmbysje miqësoren me Albpetrolin. Beratasit triumfuan me rezultatin e ngushtë 2-1, ndërkohë që pjesa e parë e takimit nuk prodhoi gola. Miqtë nga Patosi ishin ata që shënuan të parët.

Muhameti shënoi në portën e Tomorit, që më pas u zgjua. Katër minuta më pas beratasit fituan një penallti dhe ekzekutimin e saj e mori mbrojtësit Mujkiç. Boshnjaku u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe barazoi shifrat.

Tomori kërkoi edhe golin e fitores dhe e gjeti në minutën e 81-të. Ishte anësori Drabo ai i cili gjeti rrugën e rrjetës dhe përmbysi avantazhin e Albpetrolit. Kështu, me rezultatin 2-1 beratasin fituan dhe tanimë mendojnë për ndeshjen e kampionatit.

Në Gjirokastër ndërkohë u luajt një miqësore mes Luftëtarit vendas dhe Bylisit. Ky takim nuk pati fitues, pasi u mbyll me rezultatin 1-1. Të parët shënuan ballshiotët me anë të sulmuesit Kofi, por bluzinjtë ia dolën të barazojnë me Rapon.

Luftëtari-Bylis 1-1
Shënues: Rapo / Kofi 37’

Tomori-Albpetroli 2-1
Shënues:
Mujkiç 70’ (pen.), Drabo 81’ / Muhameti 66’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *