Ekipet e kategorisë së parë po shfrytëzojnë javët e fundit para fillimit të kampionatit për të zhvilluar disa miqësore përgatitore.
Tomori i Gersi Arbrit ka fituar miqësoren ndaj vendasve të Butrintit në Sarandë. Fitore sot kanë arritur dhe Dinamo e Besa. Kryeqytetasit kanë mundur me rezultatin 1-0 Turbinën falë golit të ish-mbrojtësit të Tiranës, Marlind Nuriu. Kavajasit e drejtuar nga Gentina Begeja kanë mundur 3-1 skuadrën e Shën Kollit falë golave të Perjes Agalliut dhe Shaljanit.
Rezultatet e miqësoreve
Besa 3-1 Shënkolli
Shënues: Perja, Agalliu, Shaljani
Dinamo 1-0 Turbina
Shënues: M.Nuriu
Butrinti 0-1 Tomori
Shënues: K Osinaçi