Kapiten i kombëtares së Gjermanisë, ka reaguar në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” për finalen e Botërorit midis Francës dhe Kroacisë. Shumë lojtarë kanë shprehur pa problem se cilin ekip do të mbështesin për fitimin e trofeut më prestigjioz në Europë, por Nojer nuk ka preferuar të përzgjedhë, pasi 32-vjeçari ka nga një koleg në të dy ekipet.
“Të dielën, do të jem neutral. Në të dyja skuadrat, ndodhet një lojtar, me të cilin kam një lidhje të veçantë. Kurrë nuk kam humbur kontaktet me Ivan Rakitiçin, që prej kohës kur luanim së bashku te Shalke, si dhe në krahun tjetër kam kolegun te Bajerni, Korentin Toliso. Uroj që të dy të zhvillojnë një ndeshje të shkëlqyer”, shkruhej në postimin e gardianit gjerman.