Erik Tohir është akoma president i Interit, por prej dy vitesh indoneziani nuk është më aksionari maxhoritar. Biznesmeni nga azia ishte në krye të klubit në një ndër periudhat më të vështira të skuadrës zikaltër. Tranzicioni Morati-Tohir ishte i dhimbshëm, por i domosdoshëm për të ardhmen afatgjatë të skuadrës italiane. Në një intervistë për medien italiane “La Pressa”, Tohir shpjegon se përse ua shiti Interin kompanisë “Suning” dhe .
“Ua shita Interin, pasi pashë që kishin një projekt serioz. Kam akoma 31% të aksioneve dhe vazhdoj ta ndjek skuadrën, por prioriteti im ka qenë dhe do të jetë biznesi im në Indonezi. Kur mora Interin, nuk u talla në asnjë moment. S’premtova “Scudetto”-n. Rregullova shumë gjëra në ekip”.
“E fillova me rinovimin e infrastrukturës dhe menaxhimin e klubit. Rrita pak e nga pak kualitetin e skuadrës dhe më pas do vinin dhe blerjet e yjeve, dhe të gjitha këto duke respektuar rregullat e “Financial Fair-Play”, ndoshta tifozët prisnin më shumë, por gjatë të gjithë kohës kam i qenë i qartë dhe më këmbë në tokë”, përfundoi indoneziani.