Tjetër gëzim për Ilir Dajën, rikthehen të pezulluarit

Flamurtari mori një fitore me shumë vlera këtë javë në transfertë me Kukësin, duke thyer një tabu disa vjeçare. Asnjëherë më parë nuk kishin mundur vlonjatët që të merrnin një fitore në transfertë me Kukësin deri para kësaj të premteje.

Daja ishte i lumtur për suksesin, por dhe për lojën e zhvilluar megjithatë gëzimit të tij është akoma dhe më i madh, pasi sheh që për ndeshjen e radhës të ketë një skuadër akoma dhe më të kompletuar. Idriz Batha dhe Emiljano Musta do të jenë gati për ndeshjen e javës së ardhshme kundër Luftëtarit.

Batha u dënua nga pamjet filmike, disi në mënyrë absurde, pa e gjykuar veprimin që bëri në ndeshjen me Teutën. Mesfushori u pezullua në një mënyrë të paprecedentë më parë, pasi u morën pamjet filmike në konsideratë, por sërish në mënyrë të parregullt, kjo për shkak se gjithçka ndodhi para syve të gjyqtarit. Në anën tjetër Musta mundoi në këtë sfidë, për shkak se kishte plotësua numrin e kartonëve të verdhë. Të dy këto lojtarë janë elementë të rëndësishëm të skuadrës kuqezi dhe në ndeshjen e radhës pritet që të jenë titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online