Kombëtarja angleze e futbollit bëri një Botëror të shkëlqyer, duke arritur deri në gjysmëfinale, madje edhe duke fituar me penallti kundër Kolumbisë, gjë që nuk ndodhte asnjëherë. Megjithatë, ecuria e Botërorit është lënë pas dhe fokusi është te kualifikueset e “Euro2020”.
Kualitet te kombëtarja e “Tre Luanëve” janë shumë të mëdha, me lojtarë tepër të njohur dhe të talentuar. Mendohej se Sauthgejt do të kishte probleme të zgjidhte lojtarët titullar, për shkak të konkurrencës së fortë, por gjërat kanë ndryshuar.
Dyshja e Mançester Junajtid, Luk Shou dhe Markus Rashford janë rikthyer te skuadrat e tyre. Për mbrojtësin Shou, zëvendësuesi është gati, pasi dhe Deni Rouz ka bërë një sezon të mirë, por altenativat në sulm mungojnë. Sterling dhe Kejn janë të paprekshëm, por mungon një i tretë, që me shumë gjasa do t’i besohet 18-vjeçarit Kallum Hodson-Odoit.