Skënderbeu “poker” të rinjve, Tirana rikthen derbin me Dinamon

Dy skuadrat e Superiores, Skënderbeu dhe Tirana kanë shfrytëzuar pushim për shkak të kombëtareve për të zhvilluar ndeshje miqësore, në mënyrë që të mos humbin ritmin dhe formën fizike. Skënderbeu e zhvilloi takimin miqësor sot, përballë skuadrës të akademisë, U-19.

Shehi nuk i kursey titullarët dhe diferencat ishin të dukshme, pasi “Ujqërit” triumfuan 4-2 përballë të rinjve. Bregu, i ardhur pas një dëmtimi, arriti të gjejë golin. Rrugën e rrjetës e gjetën dhe Toskiç, Oto Xhon dhe Krasniqi.

Skënderbeu – Skënderbeu U-19   4-2
Shënues: Toskiç 8′ Oto John 25′ Bregu 45′ Krasniqi 60′ / Qeleshi 52′ Demollari 56′

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Isufi, (Vangjeli u19 31′), Kabba, Abazi (Asani 31′), Toskiç, Sibo (Mara 31′), Dita (Pervan 31′), Gripshi (Muzaka 31′), Bregu, Oto John (Krasniqi 31′)

Skënderbeu U19: Beqiri (Trajko 48′), Vangjeli (Baka 26′), Kapllani, Durollari, Seida, Zaçe, Qoshku, Qeleshi, Pecani, Pelo (Liqeri 26′), Demollari.

Edhe Tirana do të zhvillojë një takim miqësor, atë përballë Dinamos. Ditën e shtunë, në orën 16:00, bardheblutë do të presin në “Selman Stermasi” blutë e Dinamos, një derbi kryeqytetas. Kjo ndeshje do të jetë një test i mirë për të dyja skuadra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online